VMRO-ja përgatitet për bllokime të reja, Mickoski: S’planifikojmë ta lëshojmë Kuvendin

VMRO-ja përgatitet për bllokime të reja, Mickoski: S’planifikojmë ta lëshojmë Kuvendin

Gazetare: Fatlume Dervishi

VMRO-DPMNE-ja është e vendosur të çojë një hap më larg bllokimin e institucioneve për të arritur qëllimin e saj, mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, shkruan Alsat.

Organet e kësaj partie brenda ditës do të vendosin për hapa më rigorozë, pos bllokimit aktiv të Kuvendit. Se cilët do të jenë ata hapa, kreu i VMRO-së Hristijan Mickoski thotë se do të mësohen pas vendimit të brendshëm.

“Gjithçka është në tavolinë vetëm jo edhe lëshimi i Kuvendit. Atë kënaqësi nuk do ta ketë ky pushtet që ta lëshojmë që të mund të kalojnë që nga ligji i marijuhanës e gjithçka tjetër”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski nuk do të mbledhë në takim vetëm liderët e opozitës, tashmë që dihet se homologët e pushtetit nuk pranojnë të ulen në një tavolinë.

“Shtetit nuk i duhet strukturë paralele. Maqedonia ka nevojë për qeveri stabile dhe zgjedhje të shpejta parlamentare në vjeshtë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kryeministri, me qëndrim të njëjtë si ditët e kaluara… Kovaçevski e quan këtë qasje të gabuar.

“Deri tani kam thënë e opozitës por është e qartë se nuk është opozita por bëhet fjalë vetëm për VMRO-DPMNE-në sepse i shohim partitë e tjera politike që kanë qasje më të përgjegjshme se opozita. Këtë e bëjnë për arsye të pastra personale politike vetëm e vetëm për të siguruar disa pozita brendapartiake. Unë edhe një herë bëj thirrje që të gjithë deputetët në Kuvend të jenë në nivelin e përgjegjësisë të cilën e kanë, jo para partisë, por para qytetarëve”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

VMRO-DPMNE-ja bllokon Kuvendin që më 10 maj. Me fjalime pafund dhe amendamente planifikojnë të vazhdojnë edhe më tej bllokimin. Brenda javës së kaluar, pushteti arriti të miratojë vetëm rendin e ditës të seancës së fundit plenare. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button