VMRO-ja sot nuk e kanë bllokuar seancën e Kuvendit, ja pse

VMRO-ja sot nuk e kanë bllokuar seancën e Kuvendit, ja pse

Gazetar: Lluka Andreev

Socialdemokratët vlerësojnë se ka dështuar bllokimi i Kuvendit nga ana e opozitës. Deputeti Jovan Mitreski thotë se energjia e kolegëve të tij nga VMRO-ja për paraqitje të vazhdueshëm ka rënë, gjë që do ta vononte debatin, shkruan Alsat.

Sipas tij, për disa ligje, si ai për lidhjen e rrugëve lokale, ka dritë jeshile edhe nga opozita, gjë që nuk ka ndodhur vitin e kaluar.

“Sot do të flisnim për projekte të reja dhe rrugë të reja, por atëherë për të mos treguar sukses te kryetarët e atëhershëm, ata e bllokuan. Tani ata kanë kryetarë të tyre dhe tani duhet të tregohen para qytetarëve. Kush vuan? Qytetarët. Edhe te ata tashmë ky presion nga qytetarët po krijohet dhe pres që të paktën deputetët dhe jo kryesia e partisë së tyre ta rishqyrtojnë këtë politikë”, tha Jovan Mitreski – LSDM.

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski nuk dha ndonjë vlerësim konkret për suksesin e të ashtuquajturës “bllokadë aktive” që synonte zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Të gjitha ato gjëra të dëmshme që janë në të gjitha zgjidhjet ligjore do të bllokohen me bllokadë aktive, gjegjësisht duke u folur dhe kumtuar qytetarëve për çdo gjë që është e dëmshme në ligj”, u shpreh Nikolla Micevski- VMRO-DPMNE.

Aleanca për Shqiptarët kërkon zgjedhje të parakohshme në tetor, nëse vendi nuk fillon negociatat për anëtarësim në Union.

“Kjo qeveri nuk ka asnjë kredibilitet dhe legjitimitet, nuk ka legjitimitet numerik, nuk ka legjitimitet të bazuar në realizimin e premtimit ndaj qytetarëve”, theksoi Elmi Aziri – ASH.

LSDM tashmë ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare do të jenë në mandat të rregullt në vjeshtën e vitit 2024 ndërsa BDI-ja kërkon që zgjedhjet e 2024-tës të mbahen disa muaj më herët se koha e paraparë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button