VMRO-ja vazhdon të kundërshtoj propozim/ligjin për regjistrimin e popullsisë

Peticioni online i VMRO-DPMNE-së kundër propozim-Ligjit për regjistrimin e popullsisë, sipas partisë së Hristijan Mickoskit është vetëm paralajmërim për t’i bërë pushteti me dije se duhet të tërhiqet nga ky proces polik. Partia më e madhe opozitare paralajmëron se pas miratimit të ligjit, do të fillojnë grumbullimin e nënshkrimeve për abrogimin e ligjit.

Derisa vazhdojnë me inate apo siç thotë populli shkojnë me kokë në mur, ashtu siç kemi paralajmëruar, pas miratimit të ligjit do të fillojmë më grumbullimin e nënshkrimeve në zyrat lokale të Ministrisë së Drejtësisë – tha Dimçe Arsovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

LSDM-ja kërkon nga opozita të tërhiqet nga obstruksionet dhe të mbështes regjistrimin e popullsisë.

VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski mbeten në anën e kundërt të interesave të qytetarëve dhe shtetit, por nuk do të mund të pengojnë zbatimin e regjistrimit në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare – thonë nga LSDM-ja.

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se pret miratimin e ligjit, duke mos dashur t’i komenton paralajmërimet e opozitës për bojkotimin e procesit dhe mos njohjen e rezultateve nga regjistrimi. Kuvendi akoma nuk ka caktuar seancën kur duhet votohet mbi propozimin. Për shkak të mungesës së kuorumit dhe deputetëve të cilët presin rezultatet nga testimi për Kovid-19, koordinatorët e grupeve parlamentare akoma nuk kanë njohuri se kur mund të vazhdohet seanca në të cilët duhet miratuar ligji. Propozimin do ta mbështes edhe opozita shqiptare, ndërsa Presidenti Stevo Pendarovski para dekretimit ka paralajmëruar shqyrtimin e ligjit me ekspertë juridik.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button