Hapja e minierave, varet nga komunat

Askush nuk guxon të miratojë vendim të hapë një minierë në një komunë përveç banorëve të saj. Sektori civil është i vendosur- koncesion do të marrë investitori vetëm nëse merr pëlqimin e popullatës përmes një referendumi. Neni kontestues i Ligjit për Lëndë të para Minerale, i cili siguron të drejtë diskrete për pushtetin qendror, të veprojë kundër një vendimi të mundshëm negativ të komunës për të dhënë koncesion për minierë, ka ngritur në këmbë aktivistët për mbrojtjen e ambientit.

Njerëzit në komunë kanë të drejtë dhe duhet të vendosin nëse duhet të ketë apo jo  koncesion apo koncesioner, e jo ministri,  qeveria, e as kryetari i komunës apo këshilltarët. Sepse ata vetëm menaxhojnë, por ata që i pësojnë të mirat dhe të këqijat në drejtim të realizimit të ndonjë koncesioni, janë njerëzit’ deklaroi Kostadin Ristomanov, aktivist “Koalicioni i gjelbër”.

 Alsat kërkoi mendim nga kryetari i Shkupit Petre Shilegov, i cili është edhe kryetar i BNJVL-së. Shilegov pranon se vendimi që do të merret nga komuna nuk do të jetë detyrues për organin që e merr vendimin, në këtë rast pushteti qendror. Por, shton se nuk është e dobishme politikisht për asnjë bartës funksioni që të hyjë në konflikt me qytetarët apo pushtetin lokal. Qëndrimi i ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi është se ministria nuk do të respektojë vendimin e komunës nëse nuk është i mbështetur me fakte. Ja çfarë thuhet në propozim- ligj.

Propozim Ligji për lëndët e para minerale

“Qeveria mund të lëshojë mendim pozitiv përkundër mendimeve negative nga institucionet përkatëse shtetërore, si dhe nga vetëqeverisja lokale, me të drejtën e diskrecionit të ministrit.”

Aktivistët kanë pasur takim në Ministrinë e Ekonomisë, ku u siguruan se zgjidhja ligjore do të përpunohet në mënyrë shtesë. Deputetët synuan ta kalonin projekt-ligjin në procedurë të shpejtë dhe pa debat publik, por për shkak të reagimeve të publikut, ai u tërhoq këto ditë. Tani do të duhet së bashku me palët e interesuara të hartojnë rreth 400 pika problematike.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button