Bit pazar, ende s’ka zgjidhje për mbikalimin

Vendkalimi ilegal në Bit Pazar vazhdon të mbetet pa zgjidhje konkrete. Pas akuzave të vazhdueshme mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit rreth kompetencave për zgjidhjen e problemit që ka shkaktuar edhe viktima, krerët e tyre, Petre Shilegov dhe Visar Ganiu thanë se po bëjnë përpjekje të përbashkët për të gjetur zgjidhje deri në pranverë. Ndërkohë shërbimet do të konstatojnë nëse do të përdoret vetëm se mbikalimi apo i njëjti do të mbyllet që të zyrtarizohet vendaklimi ilegal.

 Konstatuam se duhet që shërbimet profesionale të komunikacionit edhe të urbanizimit nga komuna dhe Qyteti të cilët janë duke u takuar, të dalim me vlerësim të përbashkët, e nëse konstatojnë se ura është e papërdorshme atëherë ta mbyllim zyrtarisht dhe ta lëshojmë kalimin për këmbësorë, e nëse është e kundërta, atëherë ta mbyllim vendkalimin dhe qytetarët të shfrytëzojnë urën. Kjo gjendje së shpejti do të konstatohet dhe besoj se këtë pranverë ky problem do të ketë zgjidhje’ deklaroi Petre Shilegov, qyteti i Shkupit.

Lidhur me kioskën e cila ndodhet në hapësirën për kalim të udhëtarëve pranë vendkalimit, e që shfrytëzon edhe një pjesë të urës për të mbajtur produkte, Shilegov thotë se janë duke hetuar mënyrën se si është vendosur dhe a ka marrë leje më herët nga qyteti i Shkupi. Edhe kryetari i Çairit, Visar Ganiu thotë se rasti do të shqyrtohet pasi ky objekt ka një leje për përdorim të përkohshëm që është lëshuar nga ish kryetari i komunës.

 Do të thotë Komuna e Çairit nuk ka dhënë asnjë dokument, por as kryetari i mëhershëm, ai ka një dokument i cili është shumë më herët i nënshkruar, nga ish-kryetari i Komunës, por si objekt me karakter të përkohshëm, kështu që ne do të ulemi do ta shikojmë statusin juridik të atij objekti e kuptohet, do të revidohen e kështu me radhë, e më pas do të merren vendimet nga qyteti i Shkupit, e pastaj ne si komunë e Çairit kemi të drejta për ti implementuar dhe për ti realizuar deri në fund’ pohoi Visar Ganiu, Kryetar i Çairit.

Vendkalimi ilegal në Bit Pazar për vite me radhë paraqet rrezik për kalimtarët në të dyja anët e bulevardit. Madje ka pasur disa raste kur qytetarët kanë pësuar. Zgjidhja e problemit ishte menduar me ndërtimin mbikalimit por i njëjti fare pak është shfrytëzuar kurse përpjekjet e autoriteteve për vendosjen e gardhit me hekura që ti detyrojnë qytetarët të shfrytëzojnë urën ishin kundërshtuar me protesta e bllokada nga tregtarët dhe kalimtar të rastit.

Mefil Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button