VMRO: “LSDM-BDI, koalicion i krimit dhe mashtrimit”


VMRO DPMNE-ja vlerëson se koalicioni mes LSDM-së dhe BDI-së nuk do ti sjellë vendit progres por ngecje dhe thellim të ndarjeve, si dhe vazhdim të krimit dhe korrupsionit. Nga kjo parti thonë se Qeveria e re nuk do të vlejë për 5 para, duke rikujtuar se para zgjedhjeve për kreun e LSDM-së, Zaev, BDI-ja nuk vlente as për 5 para dhe se në Reçicë të Vogël ishte selia e krimit, e nga ana tjetër BDI-ja thoshte se LSDM-së i interesonin vetëm tenderët. VMRO-ja në parim mbështet shfuqizimin e Qeverisë së Përzhinos, por shprehet kundër vendimit të LSDM-së dhe BDI-së për ta zëvendësuar atë me kryeministër të propozuar nga BDI-ja.

“Sot kemi koalicion mes LSDM-së dhe BDI-së për mbrojtje të tenderëve, bizneseve dhe krimit. Sot kemi koalicion për Qeveri që nuk vlen 5 para, që është kancer në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut dhe që është burim i krimit. Në fund atyre iu duhet kryeministër shqiptar i BDI-së për 100 ditë që ta paraqesin si sukses ndërsa Zaev të mund t’ia mveshë atij punët e këqija dhe lëshimet. Këto janë çështje që e bëjnë Qeverinë ende të paformuar jolegjitime dhe pa kredibilitet- deklaroi Dafina Stojanoska, VMRO DPMNE.

LEXO EDHE:

Back to top button