VMRO proteston kundër bisedimeve me Sofjen

VMRO-DPMNE filloi bllokimin e rrugëve në shenjë proteste kundër siç thonë, negociatave sekrete të pushtetit me Bullgarinë. Sipas partisë së Mickoskit, në tryezën e negociatave është pranimi i deklaratës së miratuar nga kuvendi i Bullgarisë më të cilën cenohet identiteti maqedonas. Deputeti Vllado Misajllovski tha se Qeveria e Zaevit duhet të dëshmojë se nuk negocion për identitetin dhe gjuhën maqedonase.

- Advertisements -

 “Zaev dhe Buçkovski merren vesh, negociojnë, por opinioni maqedonas nuk e dinë çka është ajo që negociojnë. Andaj jemi ne të gjithë nëpër rrugë që ta ngremë zërin, që të kërkojmë nga pushteti të na tregojë çka qëndron në tavolinë, a negociohet përsëri për identitetin maqedonas, a negociohet për kombin, për kulturën, për gjuhën dhe si është ai udhërrëfyes ose ajo marrëveshje. Të gjithë ne jemi për Bashkimin Evropian, por ka diçka që është më e rëndësishme nga gjithçka, e ajo është Maqedonia, shteti maqedonas, kombi, qytetarët dhe kuptohet, identiteti dhe gjuha”

Sipas LSDM-së, bllokimet e rrugëve nga VMRO-DPMNE dëshmojnë se opozita maqedonase vazhdon politikën destruktive dhe antipopullore.

 “Përderisa Qeveria, institucionet bëjnë përpjekje diplomatike serioze për ta bllokuar procesin e euro integrimeve, që të tejkalohen bllokimet e paarsyeshme, VMRO-DPMNE vendoset kundër interesave shtetërore dhe kombëtare, në kundërshtime me interesat strategjike. Njoftimet e tyre për bllokim të rrugëve nëpër shtet janë vetëm edhe një dëshmi se sa Hristijan Mickovski dhe VMRO-DPMNE janë destruktiv dhe antipopullor”.

VMRO-DPMNE-ja bllokoi tre udhëkryqe në Shkup, tek Qendra Tregtare Mavrovasja, përball Parlamentit, udhëkryqin tek Ish “Nova Makedonija, dhe rrugë në dhjetë qytete të tjera. Gjatë bllokimit të udhëkryqit tek Q.T. “Mavrovasja” policia ka privuar nga liria një person për shkak të fyerjes së personave zyrtarë. Opozita maqedonase njoftoi se do të bllokojë rrugët deri të premten, por nuk përjashtojnë mundësinë që protestat ti vazhdojnë edhe më tej.

Mefail Isamili

LEXO EDHE:

Back to top button