VMRO: Qeveria po përgatit vjedhje brutale, prona shtetërore nën vlerën reale

Mefail Ismaili

VMRO DPMNE-ja akuzon pushtetin se po përgatit krim i cili kushton rreth 20 milion euro, shkruan Alsat. Sipas zëdhënësit të partisë së Mickoskit Dimçe Arsovski, Agjencia për menaxhim me pronën e konfiskuar dëshiron të shesë Shoqërinë Aksionare “Sllavija”, për 218 000 euro, edhe pse vlera e saj sipas, vlerësimeve të VMRO-DPMNE-së është mbi 20 milion euro. Arsovski, thotë se pushteti aktual fillimisht e ka nënvlerësuar SH.A. “Sllavija”, duke ia ulur çmimin e aksioneve, ndërsa e shet atë pa i bërë vlerësim të ri.

 “Paramendoni pronë, firmë, objekte të cilat vlejnë më shumë se 20 milion euro, ndonjë i afërm i Zaevit ti blejë për 218 mijë euro. Nëse bëhet vlerësim i situatës faktike aktuale SH.A. “Sllavija” do të konstatohet se vlen më shumë se 20 milion euro dhe kur do të tërhiqet borxhi të cilin sipas informacioneve e ka 4-5 milion euro, gjithsesi kompania do të vlejë 15 milion euro. Dhe atëherë një aksion nuk do të jetë 51 euro, por do të jetë disa mijëra euro”- deklaroi Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Drejtori i Agjencisë për menaxhim me pronat e konfiskuara, Faton Asani, hodhi poshtë akuzat e opozitës. Ai thotë se nuk janë duke i shitur pronat e SH.A. “Sllavija”, por vetëm aksionet. Asani tha se në kohën e qeverisjes së VMRO-së janë shitur rreth 70% e pronave të SH.A. “Sllavija” në mënyrë të fshehur.

 “Ajo që sot nuk e tregojnë nga VMRO-DPMNE është se vlera e kompanisë është se shumë më e vogël për shkak se në ndërkohën nga periudha e vitit 2012-2017 prona e SH.A. “Sllavia” është shitur me copëza dhe fshehurazi. Potencoj me copëza dhe fshehurazi. Me çmime shumë më të ulëta nga vlera e saj. Në vend që ta ofrojnë në shitje me bursën e aksioneve prona e SH.A. “Sllavija” është shitur me copa pas dyerve të mbyllura, në atë mënyrë me çmime më të ulëta janë shitur më shumë shitore dhe lokale atraktive dhe marketeve të atëhershme të “Sllavisë” në Shkup dhe nëpër gjithë Shkupin”- pohoi Faton Asani, drejtor AMPK.

Asani megjithatë pranoi se nuk kanë bërë vlerësim të ri të SH.A. Sllavija, para se të vendosin atë ta nxjerrin në shitje. 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button