" "
VMRO DPMNE opozitare reagon për mosinteresimin e Prokurorisë për mbikëqyrjen e korridoreve 8 dhe 10 D. Pavarësisht se prej një muaji publikohen çdo ditë informacione të reja skandaloze, prokuroria thotë se nuk kishte asnjë rrethanë të dyshimtë për të nisur procedimin.
Opozita akuzon qeverinë se ka kompromentuar gjithë procesin duke mbikëqyrur projektin dhe me ndihmën e Artan Grubit, një kompani që prodhonte të brendshme do të mbikëqyrë tashmë një projekt me miliarda euro. Për VMRO-në është e diskutueshme që Grubi tani është emëruar si koordinator i projektit.








