VMRO: Vaksinat, terren gënjeshtrash për Zaevin

VMRO- DPMNE ka reaguar ndaj furnizimit me vaksinat Ruse, duke ironizuar kryeministrin Zaev se brenda 24 orëve ka ndërruar qëndrim. Nga kjo parti kritikuan edhe njëherë vonesën e fillimit të procesit të vaksinimit, duke e krahasuar Maqedoninë e Veriut me disa shtete të tjera të rajonit ku procesi i vaksinimit ka avancuar shumë.

“Njëherë thotë nuk na duhen më shumë vaksina, do të vihemi në situatë që të kemi tepër vaksina. E dyta, brenda 24 orëve i njëjti thotë, dhashë udhëzime për furnizim me vaksina ruse. Në dhjetor të vitit të kaluar, Zaev dhe Filipçe refuzuan të marrin vaksina ruse ndërsa nuk kanë pasur time-ing për asnjëfarë vaksine”, tha Dafina Stojanoska, VMRO DPMNE.

 

LEXO EDHE:

Back to top button