VMRO: Zyrtarët në drejtësi, nga albumi partiak

VMRO: Zyrtarët në drejtësi, nga albumi partiak

VMRO- DPMNE ka akuzuar pushtetin për shkatërrimin e Gjyqësorit dhe Prokurorisë. Sipas opozitës maqedonase klientelizimi dhe korrupsioni në sistemin e drejtësisë është përshkallëzur dhe për këtë qëllim mosbesimi është 92 për qind. Partia e Mickoskit thekson se në vend të luftës kundër kriminalitetit, po bëhet luftë se cili institucion do ta mbrojë dhe do të bëhet padron i krimit. Për VMRO-në dëshpëruese janë të dhënat se është realizuar vetëm 20 për qind e strategjisë vjetore për luftë kundër korrupsionit. Kjo sipas opozitës tregon se pushteti i Kovaçevskit nuk ka vullnet që të përballet me problemin.

“Në Maqedoni zyrtarët më të lartë të drejtësisë zgjidhen nga albumi partiak. Kështu ndodhi me rastin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të organizuar, i tillë është rasti me Këshillin Gjyqësor. Kjo është arsyeja se përse në Maqedoni nuk ka drejtësisë. Kjo është arsyeja se përse në Maqedoni ka vendime skandaloze gjyqësore. Dhe për këtë arsye ekipe të huaja vijnë për të luftuar me krimin dhe korrupsionin. Për të gjithë këtë, përgjegjësia është te LSDM dhe BDI, të cilat ndërtuan karrierë dhe erdhën në pushtet me parullën “Pa drejtësi nuk ka paqe”, ndërsa në të vërtetë punuan për partizimin e gjyqësorit”, tha Mile Lefkov, VMRO-DPMNE./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button