Vodhën orën 2 milionë euro të Leklerkut, e shitën për shifrën qesharake

Pak muaj më parë bëri bujë lajmi i vjedhjes së orës me vlerë 2 milionë euro i pilotit të Ferrarit, Sharll Leklerk. Ngjarja ndodhi në Viareggio (Itali) pak ditë para garës në Imola. Bëhetë fjalë për një orë origjinale, e personalizuar, ku ndodhej edhe firma e vetë pilotit të “kokëkuqes”.

Ka qenë pikërisht kjo firmë që ka bërë që vlera e orës në tregun e zi të zhvlerësohej ndjeshëm. Hajdutët e njohur për vjedhje të tilla ishin nga Napoli, ku dhe ora e shtrenjtë ka qëndruar për disa muaj, deri në momentin që është shitur te një person ende anonim në Spanjë.

Ora “Richard Mille Rm 67-02” është shitur për vlerën e 200 mijë eurove, pra 10 herë më lirë. Sipas mediave italiane, hajdutët fillimisht kanë festuar për vjedhjen dhe kanë tentuar që ta shesin orën për shumën e 1 milionë euro, por kanë dështuar. Andaj, janë “kënaqur” me 200 mijë euro, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.

Hajdutët ia vodhën orën pilotit duke përdorur një teknikë të vjetër. Fillimisht i kërkuan të bëjnë një foto, si fans dhe më pas ia morën nga pulsi i dorës, duke ikur me vrap. /Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button