Vazhdojnë zjarret në të gjithë Evropën

Vazhdojnë zjarret në të gjithë Evropën

Zjarret po vazhdojnë të shpërthejnë në të gjithë Evropën duke bërë që mijëra njerëz të evakuohen.

Erërat e forta dhe moti i nxehtë dhe i thatë kanë penguar zjarrëfikësit për të luftuar me flakët e madha nëpër pyjet me pisha në Bordo, ndërsa zjarret janë përhapur gjithashtu edhe në Portugali, Spanjë, Greqi, Hungari dhe Kroaci.

Rreth 3,000 zjarrfikës të mbështetur nga avionë hedhës uji luftuan me zjarrin në jug të Francës, ndërsa kërkuan të shpëtonin sa më shumë shtëpi.

Sezoni i zjarreve ka goditur disa pjesë të Evropës më herët se zakonisht këtë vit, pas një pranvere jashtëzakonisht e thatë dhe e nxehtë, e cila la tokën të thahet – diçka që autoritetet ia atribuojnë ndryshimit të klimës.

Në Portugali, më shumë se 1,000 zjarrfikës punuan së bashku me qytetarët  të dëshpëruar për të shpëtuar shtëpitë e tyre të shtunën pas një jave të gjatë luftimi me flakët e shumta në të gjithë vendin.

Një pilot i një aeroplani zjarrfikës vdiq të premten kur avioni i tij u rrëzua gjatë një operacioni në verilindje të vendit, fataliteti i parë nga zjarri në Portugali këtë vit./news.sky/

LEXO EDHE:

Back to top button