Volf: Makina e Hamiltonit u ndërtua nga hiçi, për 3 orë e gjysmë

Piloti britanik, Luis Hamilton u klasifikua i treti në garën e fundit të Formula 1, të zhvilluar në Austri. Në pozicion ky që dukej i vështirë për t’u arritur para garës, pasi që në provat zyrtarë të ditës së premte, ai pësoi një aksident, duke e dëmtuar makinën.

E njëjta gjë ndodhi në provat zyrtare edhe me makinën tjetër të “Mercedes”-it të Xhorxh Rasellit, çka i vuri mekanikët e makinës gjermane në një provë të vështirë. Gjithsesi, dy makinat e “Mercedes”-it bënë një garë të mirë ditën e diel (të shtunën u zhvillua gara sprint), duke u klasifikuar në vendet 3 dhe 4.

 

“Makina e Hamilton kishte shumë dëmtime. Në një farë mënyrë, na u desh ta ndërtonim atë makinë nga e para të shtunën në mëngjes, para garës sprint. Ajo makinë u ndërtua nga hiçi, duke montuar motorin, kambion, telajon, gjithçka”, tha Toto Volf, shefi i “Mercedes”-it.

 

“Mekanikët arritën të ndërtojnë gjithçka në 3 orë e gjysmë të shtunën paradite dhe ky është një rezultat i jashtëzakonshëm. Makina dhe balancimi i saj ishte i shkëlqyer atë fundjavë”, tha Volf.

LEXO EDHE:

Back to top button