Voljebollistja tetovare Erjona Jonuzi, lidere e shërbimeve në Sllovaki
Volejbollistja tetovare Erjona Jonuzi vazhdon që të shkëlqejë në kampionatin e Sllovakisë në sezonin 2025/26. Në elitën e volejbollit në Sllovaki, Jonuzi pas zhvillimit të xhiros së 18-të kampionatit, është në vendin e parë në renditjen e volejbollistëve për numrin e shërbimeve (as) të realizuara.

Volejbollistja tetovare ka realizuar 27 goditje “AS” në përgjithësi, që e vendos atë në kreun e statistikave individuale në këtë kategori.

Me një përformancë të lartë në lojë, Erjona Jonuzit ka qenë kyçe për Klubin e Volejbollit “Nove Mesto nad Váhom” në këtë sezon, ku ka treguar një vazhdimësi të lartë të realizimit të shërbimit, duke dhënë kontribut të rëndësishme në rezultatet pozitive për skuadrën e saj. Me këtë ritëm, ajo vazhdon të jetë një nga figurat më të dalluara në kampionatin elitar të Sllovakisë dhe një volejbolliste me ndikim të dukshëm në konkurrencë







