Arrestohet ish-imami i myftinisë së Strugës, policia i gjen armë dhe drogë
Arrestohet ish-imami i myftinisë të Strugës, policia i gjen armë dhe drogë
Demir Ravmanoski, ish – imam nga fshati Podgorc i Strugës, gjatë ditës së djeshme është arrestuar pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë dhe fishekë me kalibër të ndryshëm. Nga SPB Ohër thonë se pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj 28-vjeçarit Ravmanoski do të ngrihen kallëzime përkatëse. Muftiu i Strugës në kuadër të BFI-së, Adi Murtishi, për Alsat deklaroi se Ravmanoski nuk ka qenë imam në Myftininë e BFI-së në Strugë. “Ai para një viti e gjysmë ishte hoxhë në fshatin Podgorc, prej nga u përjashtua nga ana e Këshillit të xhamisë. Më pas pati përpjekje që ai të emërohej imam në xhaminë e fshatit Dellogozhdë nga ana e Këshillit të asaj xhamie, prej nga më 26 janar edhe prej andej u përjashtua”, tha muftiu i Strugës /Alsat.mk







