Volodymyr Zelensky ka befasuar ushtarët e vendit të tij, me një vizitë të paparalajmëruar në Izium.

Volodymyr Zelensky ka befasuar ushtarët e vendit të tij, me një vizitë të paparalajmëruar në Izium.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka befasuar ushtarët e vendit të tij, me një vizitë të paparalajmëruar në Izium, qytet me rëndësi strategjike në lindje të vendit që së fundmi u çlirua nga forcat ukrainase.

Moska e kishte përdorur këtë qytet si pikë nga e cila dërgonte përforcime në Donbas. Në atë rajon kujtojmë se falë kundërofensivës ukrainase, situata ka ndryshuar plotësisht.

 

Rusët në masë të madhe po tërhiqen, kurse ukrainasit nuk kanë të ndalur me sulme të planifikuar deri në detajet më të vogla.

“Kur më herët shikonim lart, gjithmonë kemi dashur ta shohim qiellin e kaltër. Sot, po shikojmë lart, duam vetëm një gjë – flamurin e Ukrainës”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale përbri fotografive nga vizita në Izium.

“Flamuri ynë verdhë e kaltër po valon mbi Iziumin, që dikur ishte i okupuar. Kështu do të jetë në çdo qytet dhe fshat të Ukrainës. Po shkojmë vetëm në një drejtim – atë të fitores”, tha ndër tjera presidenti ukrainas.

LEXO EDHE:

Back to top button