Von Cramon: Integrimi i Kosovës në BE varet edhe nga dialogu me Serbinë

Von Cramon: Integrimi i Kosovës në BE varet edhe nga dialogu me Serbinë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE është hap i rëndësishëm, por se integrimi në familjen e madhe evropiane varet edhe nga procesi i dialogut me Serbinë.

Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se është thelbësore që gjithë Ballkani Perëndimor të futet në BE.

“Ritmi i integrimit të Kosovës në BE do të varet nga përkushtimi i saj për miratimin e reformave të nevojshme dhe përfundimin e suksesshëm të dialogut me Serbinë, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti i dorëzoi sot Çekisë, vendit që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

LEXO EDHE:

Back to top button