Von Cramon: Qeveria po rrezikon shumë me manovrat në veri, s’mund të qeveriset me 2% të votave

Von Cramon: Qeveria po rrezikon shumë me manovrat në veri, s’mund të qeveriset me 2% të votave

Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e për Kosovën Viola von Cramon-Taubadel, tha se situata në veri nuk është e qëndrueshme.

Madje ajo thotë se Qeveria po bënë manovra të rrezikshme në këtë pjesë të vendit. Von Cramon ka folur për vizitën gjatë së dielës në këtë pjesë ku tha se ka hasur në shumë pjesëtarë të Njësisë Speciale.

Sipas saj, ndonëse kryetarët janë zgjedhur në mënyrë legjitime, askush nuk mund të qeverisë me një apo dy për qind të votave.

“Unë e vizitona veriun dhe jam e brengosur se është situatë e tensionuar, atje gjenden shumë pjesëtarët të Njësisë së Forcave Speciale. Kryetarët janë zgjedhur në mënyrë legjitime, por kjo nuk nënkupton që ata kanë fuqi legjitime që të hyjnë në objekte dhe që këtë qasje ta sigurojnë më forcë, askush nuk mund të qeverisë me një ose dy për qind të votave. Situata nuk është e qëndrueshme”, tha Cramon.

 

LEXO EDHE:

Back to top button