Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një vizite në Tiranë, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, shprehu optimizëm se Shqipëria është në rrugën e duhur për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Në një konferencë të përbashkët për shtyp sonte.
Kryeministri Rama tha se qëllimi i Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Unionit është “i palëkundur” dhe se po bëhet punë intensive për ta arritur atë.
Von der Leyen tha se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është thelbësore për Bashkimin Evropian. Sipas saj, çdo rast që hetohet është provë se sistemi i drejtësisë po funksionon dhe po forcohet.
“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është thelbësore, është në thelb të gjithë punës sonë dhe për ne. Kur shohim raste që hetohen, ato janë provë se sistemi po funksionon. Kjo po forcon sistemin gjyqësor”, tha ajo.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Von der Leyen vlerësoi progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE. Ajo dha tre mesazhe për vendin.
“Është një kënaqësi e vërtetë të kthehem në Tiranë dhe përvoja ime është se shqiptarët e mbajnë Evropën në zemrat e tyre. Është një kënaqësi e vërtetë, është e mrekullueshme të kthehem në Tiranë. Ju dhe Shqipëria keni punuar shumë për ta kthyer ëndrrën evropiane të Shqipërisë në realitet. Prandaj, mesazhi im i parë është i thjeshtë: Qëllimi është në horizont. Pra, Shqipëria është ndër vendet kryesore në procesin tonë të pranimit. Mund ta jap këtë gjykim sepse vij çdo vit për të parë progresin dhe që kur isha këtu në Tiranë vitin e kaluar, Shqipëria ka bërë përsëri përparim të mrekullueshëm”, tha ajo.
Presidenti i KE-së shtoi se Shqipëria ka hapur tashmë grupin e fundit të kapitujve të negociatave dhe në korrik mbylli tre kapitujt e parë, përfshirë kapitullin mbi marrëdhëniet me jashtë.
“Ky është një përparim shumë i rëndësishëm, sepse do të thotë që Shqipëria është plotësisht në përputhje me politikën tonë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, që do të thotë 100 përqind. Që do të thotë se e shohim botën me të njëjtat sy dhe kjo është shumë e rëndësishme për procesin e pranimit. Ne qëndrojmë krah për krah kur vlerat dhe interesat tona vihen në pikëpyetje”, shtoi ajo.
Takimi i von der Leyen me Ramën është pjesë e turit të saj në Ballkanin Perëndimor, gjatë të cilit ajo do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut.








