Vozitësi që goditi për vdekje 20 vjeçaren nga Radovishi, pranoi fajin

Vozitësi që goditi për vdekje 20 vjeçaren nga Radovishi, pranoi fajin

Jordan Gjorgjiev e pranoi fajësinë për aksidentin në “City Mall” ku më 20 janar përplasi me makinë 24-vjeçaren Viktorija Nikollova nga Radovishi. Gjorgjiev shprehu pendim për veprën penale. Prokuroria ka treguar se Gjorgjiev ka vozitur me shpejtësi prej 67 km në orë, që është 17 km më shumë se shpejtësia e lejuar. Sipas prokurorisë, vepra është kryer me qëllim.

Familja e Viktoria Nikollovës dyshon se Gjorgjiev është penduar sinqerisht.

“Fatkeqësisht, në këtë vend pendimi është vetëm formalitet dhe thuhet në mënyrë paushall, dhe siç e kam deklaruar në gjykatë, kanë kaluar 76 ditë nga vdekja e Viktorias, në ato 76 ditë, asnjë telegram, asnjë telefonatë, asnjë falje publike. Në asnjë mënyrë i akuzuari nuk u ka kërkuar falje dhe nuk ka thënë se është penduar atyre që e kanë pësuar atë dëm”, deklaroi Vladimir Mihajloviq, avokat i familjes Nikollovi.
Avokatët presin dënim me burg.

“Absolutisht, besojmë se vepra është kryer me qëllim, sepse në kushtet kur aksidenti ka ndodhur në vendkalimin për këmbësorë në vendin më të frekuentuar në Shkup me shpejtësi të palejuar, konsiderojmë se akuza është e kualifikuar siç duhet”, u shpreh Biljana Andonova, avokat i të dëmtuarit Leonid Davov.

Avokati i Gjorgjievit, Dushko Jankoviq, thotë se djaloshit i vjen shumë keq për aksidentin. Sipas tij, në këtë rast nuk ka asnjë qëllim.

“Qëllimisht, është të pajtohesh për diçka dhe qëllimisht të shkaktosh dëm ose çfarëdo pasoje të padëshiruar, në këtë rast vdekje. Fakti që ai ka vozitur me 17 kilometra në orë më shumë se sa lejohej, edhe pse deri një vit më parë ajo ishte shpejtësi e lejuar në bulevard, nuk është qëllimisht. Është pakujdesi”, tha Dushko Jankoviq, avokat.
Gjorgjievi gjykohet për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Vendimi do të shpallet të hënën./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button