Vozitje pa patentë, policia kapi 9 persona në Hasanbeg

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme, më datë 15.12.2021, gjatë periudhës prej 21.00 deri në ora 23.00, ka realizuar kontrolle trafiku në komunën e Gazi Babës – lagjen Hasanbeg.

Nga gjithsej 29 gjobat që u shqiptuan, 9 kanë qenë për vozitje pa patentë shoferi.

Në njoftim më tej thuhet se të gjithë të ndaluarve u janë shqiptuar tashmë gjobat përkatëse dhe njoftojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

LEXO EDHE:

Back to top button