Pengjet lirohen pas përplasjes 10 orëshe në sinagogën e Teksasit

Katër pengjet në një sinagogë në periferi të Dallasit në Teksas  janë liruar të pa lënduar pas një përplasjeje 10 orëshe të policisë me pengmarrësin. Ata u morën peng gjatë një rituali fetar ditën e shtunë në Colleyville. Policia vendosi një skuadër me armë speciale dhe një negociator i FBI-së foli me orë të tëra me pengmarrësin.

Shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri mund të dëgjoheshin para se incidenti të mbaronte. Policia tha se pengmarrësi vdiq raporton “BBC”. Rabini i sinagogës ishte midis 4 personave që ishin marrë peng. Ngjarja u transmetua drejtpërsëdrejti që në momentin që ndodhi.

Një nga pengjet u lirua i padëmtuar pas 6 orësh ndërsa tre të tjerët u shpëtuan nga policia disa orë më vonë. Në transmetimin e drejtpërdrejt në Facebook të ritualit fetar Shabbat që po organizohej në sinagogë dëgjohet një burrë që thotë me zë të lartë: “Më nxirr motrën në telefon dhe unë do të vdes”.  Ai dëgjohet gjithashtu duke thënë: “Ka diçka që nuk shkon me Amerikën”.

Pengmarrësi është dëgjuar duke kërkuar dhe lirimin nga burgu të një neuro-shkencëtareje pakistaneze të quajtur Aafia Siddiqu që është dënuar me 86 vite burg në SHBA. Siddiqu u dënua për shkak se tentoi të vriste oficerë të ushtrisë amerikane gjatë kohës që ishte në paraburgim në Afganistan.

LEXO EDHE:

Back to top button