Vrasja e adoleshentit, trazira në Paris
Vrasja e adoleshentit, trazira në Paris

Protesta dhe trazira shpërthyen në rajonin e Parisit, pasi policia qëlloi për vdekje një 17-vjeçar, i cili, siç u tha, nuk ndaloi kur u urdhërua nga policia rrugore. Ministri i Brendshëm i Francës, tha se videoja e shpërndarë në mediat sociale, është “jashtëzakonisht tronditëse”.
Adoleshenti, i identifikuar si Nael M., vdiq si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri që dyshohet se qëlloi, u arrestua nën akuzën për vrasje. Nael M. është personi i dytë që vritet këtë vit në Francë nga të shtënat e policisë në trafik. Vitin e kaluar, 13 persona u vranë në këtë mënyrë. Vrasja e Nael M. nxiti një seri protestash në Nantere – zonë në perëndim të Parisit, ku u vra adoleshenti. Disa makina dhe kosha plehrash u dogjën, ndërsa stacione të autobusëve u shkatërruan. Së paku 24 persona u arrestuan pas trazirave. /alsat.mk