Vrasja e të riut në tiranë, kapet autori
Vrasja e të riut në tiranë, kapet autori
Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shkollë 9-vjecare në Tiranë, ku si pasojë e një konflikti mes bashkëmoshatarëve, ka humbur jetën një fëmijë 14 vjeçar me inicialet M.C. Gjatë konfliktit janë dëmtuar tre të mitur, ndër tyre dhe autori, i cili goditi me thikë disa herë viktimën dhe shokun e tij. I mituri u arrestua për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Sipas policisë, konflikti me të miturit ka nisur në rrjete sociale, por që përfundoi me pasoja fatale. Sipas nxënësve, bashkëmoshatarë të viktimës, 14 vjeçari nuk ishte problematik. Kjo ngjarje tronditëse ka përplasur edhe partitë në Kuvend, ku opozita kërkon dorëheqjen e ministres së arsimit, Ogerta Manastirliu dhe akuzojnë policët se nuk ofrojnë siguri, teksa shumica akuzon opozitën se po e përdorë këtë ngjarje për pikë politike. /Alsat.mk