Vrasja në Elbasan, Meta: Rama përpiqet të krijojë tension

Teksa u pyet nga gazetarët në Vlorë në lidhje me vrasjen në Elbasan dhe plagosjen në Kavajë, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e drejtoi gishtin nga kreu i qeverisë Edi Rama duke deklaruar se ai përpiqet të krijojë kudo tension. Meta deklaroi se tensioni vjen nga personi që shkeli marrëveshjen e 5 qershorit, pasi sipas tij ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Meta komentoi edhe tensionet e krijuara në Fier pas heqjes së posterave të LSI, duke deklaruar se edhe PS mund të vendosë foton e Ramës, duke ironizuar se kjo i leverdis opozitës, pasi fotoja e kryeministrit sipas tij i kujton shqiptarëve tmerrin ku kanë jetuar.

“Dihen se nga vjen gjithë ky tension. Vjen nga personi që shkeli marrëveshjen e 5 qershorit sepse ka tmerr nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kështu mendon se mund të bëjë edhe me zgjedhjet e 25 Prillit. Po të kishte pasur vullnet tjetër nuk do kishte bërë zgjedhje si të Shijakut dhe të Dibrës dhe nuk do I jepte porosi Damianit tërmet.

LEXO EDHE:

Back to top button