Vrasje, alkool dhe prostituta: Ish-pjesëtarët e Wagnerit pas kthimit në shtëpi, po terrorizojnë qytetarët në Rusi

Vrasje, alkool dhe prostituta: Ish-pjesëtarët e Wagnerit pas kthimit në shtëpi, po terrorizojnë qytetarët në Rusi

Grupi mercenarë rusë, Wagner rekrutoi dhjetëra mijëra të burgosur, duke përfshirë vrasës dhe abuzues seksual për të luftuar në Ukrainë.

Shumë besohet se kanë vdekur në shtetin ukrainas, por ata që mbijetuan gjashtë muaj duke luftuar në radhët e Wagnerit kanë fituar falje presidenciale dhe tani po kthehen në vendlindjet e tyre.

Mirëpo, këtu fillon problemi për banorët e atyre vendeve, të cilët tani kanë frikë për jetën e tyre.

Anëtarët e grupit famëkeq tashmë janë akuzuar për kryerjen e vrasjeve të reja pas kthimit të tyre në Rusi.

Të hënën, një nga të burgosurit e falur vrau 38-vjeçarin Soslan Valiyev në Tskhinvali, kryeqyteti i Osetisë së Jugut.

Tsugri, siç e thërrisnin të gjithë në qytet, kishte vështirësi në zhvillim, raporton theguardian.

“Për aq kohë sa e mbajë në mend Tskhinvalin, Tsugri ishte gjithmonë aty, duke përshëndetur me buzëqeshje veturat që hynin në qytet”, tha gazetari Alik Puhati, i cili është me origjinë nga Osetia e Jugut.

“Të gjithë në komunitetin tonë të ngushtë e donin atë. Ai ishte një mysafir i mirëpritur në dasma dhe darka. Njerëzit me të vërtetë kujdeseshin për të”, shtoi ai.

Megjithatë, të hënën në mbrëmje, lajmi se Tsugri u vra, bëri jehonë nëpër qytet. Një video rrëqethëse e publikuar në Telegram shfaqte një burrë që e ndiqte dhe e shkelmonte Tsugrin disa momente para se ta therte me thikë për vdekje.

“Të gjithë janë në shok… njerëzit pyesin: “Si mund të ndodhë kjo?”, pyet Puhati. Autoritetet lokale njoftuan në orët e para të ditës pasuese se kishin arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e Tsugrit. I dyshuari për vrasjen është Georgy Siukaev, vrasës i dënuar që rekrutoi të burgosur për Wagnerin.

Kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin, deklaroi se më shumë se 5000 ish-kriminelë tashmë janë liruar për meritat e tyre gjatë kohës së luftës. Lirimi i tyre ka nxitur frikën se ish-kriminelët do të vazhdojnë të kryejnë krime të reja dhe frika po rritet vetëm me një seri krimesh të dhunshme të kryera nga ish-mercenarët e Wagnerit.

Kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin, deklaroi se më shumë se 5000 ish-kriminelë tashmë janë liruar për meritat e tyre gjatë kohës së luftës. Lirimi i tyre ka nxitur frikën se ish-kriminelët do të vazhdojnë të kryejnë krime të reja dhe frika po rritet vetëm me një seri krimesh të dhunshme të kryera nga ish-mercenarët e Wagnerit.

Prigozhin tha se Siukayev në fakt mbronte kalimtarët që ishin ngacmuar. Megjithatë, Anatoly Bibilov, ish-presidenti i Osetisë së Jugut, hodhi poshtë deklaratën e Prigozhinit. Bibilov pretendon se Tsugri ishte “një djalë i sjellshëm dhe i padëmshëm, të cilin të gjithë, me përjashtime të rralla, e donin”.

Një ish-pjesëtar i Wagnerit mbyti me sëpatë një grua të moshuar

Vrasja e Tsugrit nuk ishte e para për të cilën dyshohej se e kreu një ish-pjesëtar i Wagnerit. Në fund të marsit, një pensioniste 85-vjeçare u vra në shtëpi në një qytet në Kirovska Oblast. Autori u identifikua si 28-vjeçari Ivan Rosomakin, i cili u dënua me 10 vjet burg për vrasje në vitin 2020. Ai gjithashtu u rekrutua nga Prigozhin dhe së fundi u kthye në vendlindjen pas luftimeve në Ukrainë.

“Policia duhet t’ju trajtojë me respekt”

Në fillim të këtij viti, Vladimir Putin nënshkroi një ligj që e bënte vepër penale të kritikosh publikisht luftëtarët e Wagnerit ose të publikosh raporte negative për ta. Menjëherë pas kësaj, aktivisti rus, i cili zbuloi detajet e varrimit të mercenarëve të Wagnerit të vrarë në Ukrainë, u largua nga vendi.

Prigozhin u dha garanci ish-të dënuarve që kishin marrë pjesë në luftës e Ukrainë se do t’i ndihmonte nëse do të kishin probleme me policinë.

LEXO EDHE:

Back to top button