Presidenti brazilian: Unë kurrë nuk e barazova Rusinë dhe Ukrainën

Presidenti brazilian: Unë kurrë nuk e barazova Rusinë dhe Ukrainën

Duke u përballur me kritika për komentet e fundit mbi Rusinë dhe Ukrainën, presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva tha të shtunën se thjesht po bënte thirrje për paqe dhe përmbajtje.

Lula u prit me protesta gjatë një vizite shtetërore në Portugali, raporton cnn.

Ai po përpiqet të de-përshkallëzojë komentet që sugjeronin se të dyja kombet janë fajtore për luftën ndërsa botërisht dihet se kush e ka nxitur atë.

“Unë kurrë nuk e barazova Rusinë dhe Ukrainën. Unë e di se çfarë është pushtimi dhe çfarë është integriteti territorial. Por, tani lufta ka filluar dhe dikush duhet të flasë për paqen”, shkroi presidenti brazilian në Twitter.

Kujtojmë se presidenti brazilian i shtoi “benzinë zjarrit” me komentet mbi pushtimin rus të shtetit ukraiunas kur kritikoi SHBA-në për “inkurajimin” e luftës në Ukrainë.

“Shtetet e Bashkuara duhet të ndalojnë së inkurajuari luftën dhe të fillojnë të flasin për paqen; Bashkimi Evropian duhet të fillojë të flasë për paqen në mënyrë që ne të mund të bindë Putinin dhe Zelenskyn se paqja është në interesin e të gjithëve dhe se lufta është interesante, tani për tani, vetëm për ata të dy”, tha fundjavën e kaluar Lula.

Lula që atëherë është përpjekur të shmangë komentet e mëparshme duke denoncuar “shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës”, duke dyfishuar thirrjen për paqe midis të dyja kombeve.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

LEXO EDHE:

Back to top button