Vrau bashkëshorten 20 vjeçare në sy të vajzës së tyre, flasin avokatët e pilotit

Piloti 32 vjeçar grek Babis Anagnostopoulos që akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij 20 vjeçare është shprehur i penduar dhe ka kërkuar falje para hetuesve.

Mediat greke bëjnë me dije se tashmë në fokus të kësaj ngjarje të rëndë është fati i vogëlushes e cila ka mbetur e vetme.

Avokati i tij , Vassilis Spyrou, ka bërë me dije se klienti i tij nuk është në gjendje të mirë psikologjike dhe vëmendja e tij është vetëm tek foshnja.

“Gjithçka që i intereson është fëmija i tij. Shqetësimi i tij ka të bëjë me të ardhmen e fëmijës, sepse ai ka dëgjuar gjëra të ndryshme, se fëmija do të shkojë në një familje kujdestare, se do ta humbasë atë nga jeta e tij,” ka thënë avokati i Babis.

Ai gjithashtu tha se familjet e Caroline dhe Babis  janë në një marrëveshje rreth fëmijës dhe prindërit e këtij të fundit kanë kërkuar që të rrisin fëmijën.

 

LEXO EDHE:

Back to top button