Vriten tre djem të liderit politik të Hamasit

Vriten tre djem të liderit politik të Hamasit

Vriten tre djem dhe katër nipër e mbesa të liderit politik të Hamasit nga një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës. Djemtë e Ismail Haniyeh janë në mesin e figurave të profilit më të lartë që janë vrarë deri tani në këtë luftë. Izraeli tha se djemtë e tij ishin operativë të Hamasit, ndërsa Haniyeh e akuzoi Izraelin se veproi “në frymën e hakmarrjes dhe vrasjes”. Vrasja e tyre rrezikon të ndikojë në bisedimet e ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët për armëpushim në Gazë, të cilat filluan të shënojnë përparim në ditët e fundit. Në një deklaratë për media, Haniyeh tha se “Është vullnet i Zotit” dhe Hamasi nuk do të dorëzohet para trysnisë pas sulmit kundër familjes së tij. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button