Vritet me thikë një deputet në Angli

Deputeti konservator britanik, Sir David Amess, ndërron jetë pasi u qëllua me thikë gjatë një takimi me zgjedhësit e tij këtë të premte.

Policia bëri me dije se një person është arrestuar lidhur me sulmin. Gjithashtu njoftoi se nuk ka ndonjë person tjetër të përfshirë në këtë ngjarje, raporton A2.

Fillimisht u raportua që deputeti Amess ishte plagosur rëndë dhe po operohej, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve. Ngjarja ka ndodhur brenda një kishe. Nuk dihen ende motivet, teksa policia ka nisur hetimet paraprake.

LEXO EDHE:

Back to top button