Vuçiq i ankohet ambasadorit rus: Pa na persekuton Kosova në veri

Vuçiq i ankohet ambasadorit rus: Pa na persekuton Kosova në veri

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq zhvilloi një takim me ambasadorin rus në Beograd, Bocan-Kharchenko, me të cili bisedoi për zhvillimet në Bruksel dhe situatën në veri të Kosovës.

Vuçiq i vuri në dukje diplomatit rus, se Serbia mbetet e përkushtuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, duke mos i kursyer kritikat për Prishtinën.

Sipas presidentit serb, autoritetet në Prishtinë vazhdojnë persekutimin ndaj popullatës serbe, në veri të Kosovës.

“Serbia është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Por autoritetet në Prishtinë vazhdojnë përsekutimin e përditshëm të popullatës serbe dhe sidomos në veri të Kosovës”, shkroi Vuçiq në foton e publikuar për takimin.

LEXO EDHE:

Back to top button