Studim: IA më e mirë se biopsia në vlerësimin e disa llojeve të kancerit

Studim: IA më e mirë se biopsia në vlerësimin e disa llojeve të kancerit

Inteligjenca artificiale më e saktë se biopsia për të treguar rezultatet e analizave të kancerit

Në Britani është bërë një studim në të cilin inteligjenca artificiale ka rezultuar po aq e saktë sa analizat e biopsisë për të parë se sa agresiv është kanceri, raporton The Guardian.

Sfida më e madhe e mjekëve është të gjejnë tumoret e rrezikshme e t’i trajtojnë me kohë.

Një studim që e ka bërë Instituti i Kërkimeve për Kancerin dhe Fondacioni i NHS, “Royal Marsden”, ka rezultuar se algoritmi i IA ka qenë shumë më i mirë në klasifikimin e agresivitetit të sarkomës (një kancer i rrallë që zhvillohet nëpër dhjam, muskuj dhe nerva) sesa analizat e biopsisë.

Duke ju dhënë rezultate të shpejta e të sakta sipas studimit, inteligjencës artificiale do t’ia shohin hairin pacientet pasi do të mund ta trajtojnë sëmundjen më shpejt.

Kjo vlen edhe për pacientët që nuk janë në rrezik të madh pasi s’do të kenë nevojë të merren me tretmanë të panevojshme, kontrolle, skanime dhe vizita spitalore.

Ekipi studiues specifikisht shikuan sarkomën “retropertoneale” pasi zhvillohet në pjesën e prapme të abdomenit dhe është shumë e vështirë të diagnostikohet e trajtohet për shkak të lokacionit.

Ekspertët po thonë se këto rezultate janë shumë të rëndësishme dhe mund të shpëtojnë jetët e shumë pacientëve.

“Ne jemi jashtëzakonisht të ngazëllyer nga potenciali i kësaj teknologjie moderne, e cila mund të shpjerë në pacientë që kanë rezultate më të mira nëpërmjet diagnozës më të shpejtë dhe trajtimit më efektiv”, ka thënë radiologia dhe drejtoresha e studimit, Christina Messiou.

Studimin gjithashtu e lavdëroi edhe shefi ekzekutiv i “The Sarcoma UK”.

“Njerëzit kanë më shumë gjasa t’i mbijetojnë sarkomës nëse kanceri i tyre diagnostikohet herët, atëherë kur trajtimet mund të jenë efektive dhe para se sarkoma të jetë përhapur në pjesë të tjera të trupit. Një në gjashtë njerëz me kancer të sarkomës presin më shumë se një vit për të marrë një diagnozë të saktë, kështu që çdo kërkim që ndihmon pacientët të marrin trajtim, kujdes, informacion dhe mbështetje më të mirë është i mirëpritur”, ka thënë Richard.

LEXO EDHE:

Back to top button