Stuhia “Ciaran” ngreh alarm në Evropë, në Francë lë 1.2 milionë shtëpi pa rrymë

Stuhia “Ciaran” ngreh alarm në Evropë, në Francë lë 1.2 milionë shtëpi pa rrymë

Erëra të forta dhe reshje të dendura kanë goditur pjesë të Anglisë jugperëndimore teksa stuhia “Ciaran” ka shkaktuar probleme në pjesë të Mbretërisë së Bashkuar.

Qindra shkolla janë mbyllur, rrugë po ashtu, fluturimet dhe autobusët e trenat janë ndaluar për shkak të rrezikut dhe paralajmërimeve për stuhinë e fuqishme.

Deri mëngjesin e së enjtes, Agjencia e Mjedisit ka lëshuar 65 paralajmërime për vërshime në Angli. U alarmua edhe ngritja e nivelit të lumenjve. Rreth 10,000 shtëpi kanë mbetur pa rrymë. Rreth 40 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në ishujt rreth Kanalit.

Ndërkohë, janë alarmuar edhe shtetet e tjera për stuhinë “Ciaran”, raportoi Guardian.

Në Francë, Ministria për Tranzicionin e Energjisë ka thënë se 1.2 milionë shtëpi kanë mbetur pa rrymë për shkak të kësaj stuhie. Një person ka vdekur.

LEXO EDHE:

Back to top button