Vuçiç–Osmanit: S’po e ndryshojmë as ne Kushtetutën, çfarë do të bëjmë atëherë?
![](https://alsat.mk/wp-content/uploads/2021/10/vucic-osmani-780x470.jpg)
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha sot se “Bashkimi Evropian duhet t’i japë përgjigje refuzimit të Kosovës për të zbatuar marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.
I pyetur për të komentuar deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani se Kosova nuk do ta ndryshojë Kushtetutën për shkak të Asociacionit dhe se “Serbia është kanceri i Evropës”, Vuçiç tha se “kjo është çështje e Evropës”raporton Tanjug.
“Nëse nuk duan ta ndryshojnë (Kushtetutën), ne e kuptuam mesazhin e tyre dhe do të presim një përgjigje nga Evropa dhe BE-ja. As ne në atë pjesë nuk do ta ndryshojmë Kushtetutën dhe çfarë do të bëjmë atëherë”, deklaroi ai.
Kreu i shtetit serb thotë mes tjerash se “Kosova mund të sillet me arrogancë”, por se sipas tij “Beogradi gjithmonë do të sillet me përgjegjësi dhe do të ruajë paqen dhe stabilitetin”.