Vuçiq: Blerja e sistemit raketor anti-ajror të Kinës FK-3 është legjitime, plotësisht e rregullt dhe transparente
Vuçiq: Blerja e sistemit raketor anti-ajror të Kinës FK-3 është legjitime, plotësisht e rregullt dhe transparente
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se blerja e sistemit raketor anti-ajror të Kinës FK-3 është “legjitime, plotësisht e rregullt dhe transparente”.
Përmes kësaj deklarate, Vuçiq ka konfirmuar për herë të parë se avionët transportues kinezë i janë dorëzuar Serbisë më 9 prill pjesë të sistemit FK-3.
Dorëzimi i armëve kineze, për të cilin Serbia ra dakord me Kinën në vitin 2019, ka ndodhur në kohën e pushtimit rus në Ukrainë dhe shqetësimeve të vendeve evropiane se armët shtesë në Ballkanin Perëndimor gjatë luftës, mund të kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.
Vuçiq akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin malazez Millo Gjukanoviq – të cilët kritikuan blerjen e armëve nga Kina – për një “fushatë gënjeshtrash” kundër Beogradit dhe përhapjen e “urrejtjes së zhveshur ndaj serbëve dhe Serbisë”.
Vuçiq ka thënë se Gjukanoviq dhe Kurti e përdorën blerjen e armëve për t’i thënë botës se “Serbia është mike kineze dhe ruse dhe se kërcënon dikë, edhe pse është në një mjedis të NATO-s”.








