Vuçiq i është drejtuar presidentit të porsazgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj, për forcimin e marrëdhënieve midis dy shteteve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka adresuar thirrje presidentit të porsazgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj, për forcimin e marrëdhënieve midis dy shteteve.

Vuçiq po ashtu ka bërë thirrje edhe për avancimin e nismës së “Ballkanit të Hapur”.

Një ditë pasi që Begaj e siguroi mbështetjen e 78 ligjvënësve në Parlamentin e Shqipërisë për postin e presidentit, Vuçiqi ka shprehur bindjen, në mesazhin e tij të urimit, se Serbia dhe Shqipëria do të arrijnë që të zhvillojnë të gjitha potencialet e “Ballkanit të Hapur” për përmirësimin e standardeve në rajon.

LEXO EDHE:

Back to top button