Vuçiq kërkon nga BE-ja veprime konkrete në Kosovë
Vuçiq kërkon nga BE-ja veprime konkrete në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërkoi nga Bashkimi Evropian një reagim “konkret dhe të qartë” për, siç tha, mbrojtjen e serbëve në Kosovë.
Vuçiq u takua me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në Pragë, ku po zhvillon punimet forumi i sigurisë, GLOBSEC. Përmes një postimi në Instagram, Vuçiq tha se ka pasur një bisedë të hapur dhe të sinqertë me Lajçakun.
Ai tha se ia ka përcjellë atij “shqetësimin e jashtëzakonshëm për dhunën e fundit në Kosovë, për shkeljen e përsëritur të të drejtave të njeriut dhe për rrezikimin e sigurisë së popullatës serbe nga lëvizjet arrogante dhe ilegale të Prishtinës”. Ai tha se pret reagim nga BE-ja dhe “jo vetëm dënimin e veprimeve të tilla”.