Vuçiq: Nuk do të nënshkruaj kapitulimin e Serbisë

“Njerëzit duhet ta dinë, nuk më shkon në mendje ta nënshkruaj kapitullimin e Serbisë. Nuk duhet askush të më tregojë se çfarë është plani, pasi unë e di më mirë se ata. Në këtë vend nuk ka askush që e di më mirë se unë, pasi kam marrë pjesë në mbi 300 bisedime, më shumë se të gjithë të tjerët bashkë. E di çdo detaj, çdo imtësi, nuk mund të më shpjegoni se ndonjë plan është i keq apo jo, unë e kam lexuar dhe shpjeguar në Kuvend se sa është i keq, por duhet t’i kuptojmë edhe rrethanat rreth së cilës ndodhë dhe çfarë është ajo që ne mund të bëjmë dhe cilat janë hapat dhe pse duhet të mbetemi në bisedime, çka mund të zbatojmë e çka jo. Nuk do të ketë kapitullim dhe dorëzim. Ua kam bërë të qartë se Serbia nuk do të pajtohet për hyrjen e Kosovës në OKB dhe nuk do ta njohë atë në asnjë mënyrë”, tha Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë.

LEXO EDHE:

Back to top button