Vuçiq para nisjes për në Bruksel: Do të jetë vështirë

Vuçiq para nisjes për në Bruksel: Do të jetë vështirë

“Do të jetë vështirë. Të gjithë të mëdhenjtë në Perëndim janë kundër nesh. Megjithatë, e drejta dhe drejtësia janë në anën tonë”, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq para se të nisej për në Bruksel, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe çështjen e të pagjeturve.

“Për më tepër dhe më e rëndësishme se kaq, ata nuk e kuptojnë se sa e fortë është dashuria për lirinë dhe sa fort mund ta mbrosh, pavarësisht presioneve. Rroftë Serbia!”, ka shkruar Vuçiq në një postim në Instagram.

Vuçiq ka thënë se Albin Kurti prej disa ditësh, sidomos dje dhe sot, po zhvillon një fushatë “brutale dhe të pistë” kundër Serbisë, si ai ashtu edhe të gjithë ndihmësit e tij.

“Ata i përfshinë të gjithë nga Shaip Kamberi e deri te Azem Vllasi, të gjithë analistë, të gjithë politikanë. Ata po kërcënojnë Serbinë, na kujtojnë ditët nga e kaluara, flasin për luftën e tyre për liri, duke harruar se ishin serbët ata që luftuan për liri, jo vetëm kundër terroristëve, por edhe kundër agresorëve të NATO-s, dhe siç tha ai, gjaku i derdhur nuk kthehet, gjaku i derdhur për liri nuk mund të kthehet dhe nuk duhet të harrohet. Këtë do ta kem parasysh sonte. Rroftë Serbia, nuk ka dorëzim”, ka theksuar Vuçiq.

LEXO EDHE:

Back to top button