Vuçiq pro-rusi “i frikësuar” se pesëshja e BE-së do ta njohin pavarësinë e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se ai pret që mund t’i bëhet presion katër vendeve të Bashkimit Europian që ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Po ashtu, Vuçiq ka komentuar edhe deklaratat rreth mundësisë që Kosova të anëtarësohet në NATO përmes një procedure të përshpejtuar, raporton B92.
Presidenti i Serbisë, tutje ka shtuar se edhe pse Serbia është siç e quan ai “e vogël”, gjithmonë do të dijë t’u përgjigjet “të mëdhenjve”.







