Vuçiqi konfirmon anulimin e vizitës së Lavrovit në Beogard

Vuçiqi konfirmon anulimin e vizitës së Lavrovit në Beogard

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar anulimin e vizitës së ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, në Beograd.

Sipas Vuçiqit, anulimin ia ka bërë të ditur ambasadori rus në Beograd, Alexandr Botsan Harchenko gjatë takimit të tyre të hënën.

“Për më shumë do të flasë sonte në ditarin në RTS1”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Të dielën, katër vende: Rumania, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi njoftuan se nuk do të lejojnë avionit me Lavrovin në bord të fluturojë mbi hapësirat e tyre ajrore.

Lavrov ishte paraparë të vizitonte Beogradin më 7 qershor. Për shkak të kësaj vizite, Gjermania kishte vënë në pikëpyetje vizitën e kancelarit Olaf Szholz më 10 qershor në Beograd.

Mbi Serbinbë është rritur presioni të përcaktohet nëse cilin kah dëshiron të rrugëtojë – në Lindje me Rusinë apo me Perëndimin.

Serbia është ndër vendet e vetme në rajon që ka refuzuar deri më tash t’i vë sanksione Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë.

LEXO EDHE:

Back to top button