Vulin i reagon Ramës: “Bota serbe” diga e vetme e “Shqipërisë së Madhe”

Ministri i punëve të brendshme të Serbisë dhe lideri i Lëvizjes socialiste Aleksandar Vulin ka reaguar në deklaratën e kryeministrit Rama se qëllimi i karrierës së tij politike është “bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës” – se uniteti serb diga e vetme ndaj “Shqipërisës së Madhe” shkruan “Tanjug” transmetojnë “Kosovo-online” dhe “Bota Sot”.

 

Sipas kumtesës së Lëvizjes së socialistëve, Vulin ka shtuar se “pasi të gjithë heshtin për ‘Shqipërinë e Madhe’, serbët duhet të flasin”.

“Diga e vetme  ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe forca e vetme që serbëve do të ju mundësoj që tjerët mos të vendosin për neve është uniteti politik serb dhe krijimi i ‘botës serbe’. Shpresoj se të gjithë ata që heshtin për pranimin e Ramës se po krijon ‘Shqipërinë e Madhe’, do të heshtin edhe kur ne serbët të flasim për ‘botën serbe'” porositi  Vulin.

LEXO EDHE:

Back to top button