Vulin viziton Moskën: Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Vulin viziton Moskën: Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Kryeministri serb Aleksandar Vulin tha gjatë një vizite zyrtare në Moskë më 12 gusht se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, tha qeveria serbe.

Mësohet se Vulin, në një bisedë me drejtoreshën e qendrës ruse të eksporteve, Veronika Nikishina, theksoi se bashkëpunimi tregtar ruso-serb vazhdon “megjithë përpjekjet për të vendosur kufizime”.

Në njoftim, Qeveria shton se Vulin të hënën është takuar edhe me Yuriy Ushakov, këshilltar i Presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin për çështje të jashtme.

“Zëvendëspresidenti Vulin falënderoi këshilltarin e presidentit rus Ushakov për qëndrimin parimor të Federatës Ruse në lidhje me respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Serbisë”, njoftoi Qeveria e Serbisë. / REL

LEXO EDHE:

Back to top button