Vullnet Murseli, kandidat i ASH-AAA për Komunën e Tetovës

Kuvendi i degës së Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, sonte zgjodhi Vullnet Murselin kandidat të koalicionit ASH-AAA për Komunën e Tetovës. Kuvendarët votuan mes dy kandidatëve, Vjollcë Berisha dhe Vullnet Murseli, pas çka të dy kandidatët u zotuan se do të punojnë bashkë për të arritur fitore në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Ndryshe, Bashkimi Demokratik për Integrim në Tetovë do të garojë me kryetaren aktuale të Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ndërkaq edhe Lëvizja BESA mbrëmjen e djeshme zyrtarizoi  kreun e kësaj partie Bilall Kasami, si kandidat për Tetovën.

Afati përfundimtar për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetar komunash dhe listave për këshilltarë përfundon më 11 shtator, përkatësisht 35 ditë para raundit të parë të zgjedhjeve lokale të caktuara më 17 tetor.

LEXO EDHE:

Back to top button