WTA, turneu final nga Kina në Meksiko

Turneu përfundimtar i tenisteve profesioniste, ku do të garojnë 8 teniste më të mra gjatë vitit kalendarik, do të zhvillohet në Guadallahara të Meksikos, në vend të Kinës dhe qytetit të Shenzhenit.

Sipas Federatës së Tenisteve profesioniste, VTA, ndryshimi i vendngjarjes ka të bëj me restrikcionet e mëdha në Kinë, lidhur me koronavirusin. Dhe qyteti meksikan do të jetë nikoqir i këtij eventi sportiv për herë të parë nga viti 2005.

Ndryshe Shenzheni në Kinë ishte organizator i finales së parë në vitin 2019, ndërsa vitin e kaluar nuk u zhvillua për shkak të pandemisë “Covid 19”. Qyteti kinez, planifikohet që në vitin 2030, sërisht të organizojë turneun final të VTA-s.

LEXO EDHE:

Back to top button