Nis Liga e Kampionëve me derbi në “Kamp Nou”

Liga e Kampionëve rikthehet edhe zyrtarisht, me përballjet e para të garave në grupe. Sonte do të zhvillohen 8 takime në Grupet E, F, G dhe H, ndërsa në qendër të vëmendjes do të jetë sfida e cila zhvillohet në stadiumin “Kamp Nou”, ku Barcelona do të kërkojë hakmarrje ndaj Bajernit për disfatën 8-2, dy vite më parë. Kampioni aktual është Çellsi, i cili nis mbrojtjen e trofeut në stadiumin “Stemford Brixh” në Londër, përball rusëve të Zenitit.

Sonte zyrtarisht nis sezoni i ri 2021/22 i Ligës së Kampioneve. Tetë ndeshje interesante do të zhvillohen në kuadër të xhiros së pare dhe nw orwn 18:45 zhvillohen dy duelet e para, Sevilja e pret në shtëpi Salzburgun, ndërsa Man. Junajted është mysafirë i Jang Bojsit. Ndërkohë në orën 21:00 do të zhvillohen edhe gjashtë ndeshje të tjera, ku spikat dueli mes Barcelonës dhe Bajern Munihut.

Ronald Kuman, trajner i Barcelonës

“Duhet të jemi të kujdesshëm. Bajerni është në kreun, sa i përket përgatitjes fizike të futbollistëve. Kjo do të thot se për ne më rëndësi është që të kontrollojmë topin dhe kjo do të na mundësojë që t’I dënojmë ata. Kishim shumë ndryshime në ekip dhe na duhet kohë. Unë jam trajner, i cili mendon për të ardhmen dhe u jap mundësi futbollistëve të rinj. Andaj dueli me Bajernin do të na tregojë se a mund të përballemi me ekipet e forta.

Julian Nagellsman, trajner i Bajern Munihut

“Bajern është në tre klubet e para në Europë. Sigurisht që është trofeu më i dëshiruar në futbollin e klubeve europiane. Mendoj se të gjithë lojtarët duan ta fitojnë sërish Ligën e Kampionëve. E njëjta gjë vlen edhe për mua, natyrisht. Barcelona me siguri nuk e ka ekstravagancën që kishte Lionel Mesi, por ata kanë lojtarë të tjerë të rëndësishëm. Ne jemi të përgatitur për gjithçka. Mendoj se ata nuk janë në një pozitë shumë të keqe. Mirëpo ne duam të shënojmë më shumë gola dhe të fitojmë përballjen. “

 

Përballjet tjera që luhen janë edhe Çellsi – Zenit, Malmo-Juventus, Viljarreal-Atalanta, Dinamo Kiev-Benfika dhe Lille-Volfsburg. Ndryshe ky sezon pritet të jetë shumë rivalizues pasi janë disa skuadra që kanë bërë shumë transferime si PSZH e Man. Junajted që synojnë trofeun, ndërsa në luftë janë edhe ekipe si Çellsi, Man Siti, Bajerni, Real Madridi e Barcelona.

LEXO EDHE:

Back to top button