Xhaçka merr detyrën e re, Cakaj: Pa Ramën, misioni im i pamundur

Gent Cakaj edhe zyrtarisht sot ka dorëzuar detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

Pas votimit në Parlament, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i dorëzon detyrën e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.

Gjatë fjalës së tij, Gent Cakaj, teksa nuk harroi falënderimet për kryeministrin Edi Rama, listoi edhe arritjet e kryera në politikën e jashtme gjatë detyrës së tij.

“Më lejoni të shpreh kënaqësinë që sot kam nderin e posaçëm t’ia dorëzoj formalisht detyrën në ministrinë e jashtme. Kryeministri më ka mbështetur gjatë gjithë kohës kur kam qenë në detyrë dhe ne kemi marrë masat e nevojshme të kemi një vazhdimësi. E ndjej detyrim moral të falënderoj kryeministrin për mbështetjen që më ka dhënë. Duke e konsideruar misionin tim të përmbushur them se pa mbështetjen e kryeministrit misioni im do kishte qenë i pamundur. Edhe pandemia ka ndikuar në punën e diplomacisë. Kemi punuar në rrethana shumë të vështira! Këtë falënderim s’po e bëj se e kërkon kodi formal i mirësjelljes por se e ndjej. S’kam fjalë të falënderoj Ramën për këtë rrugëtim. Falënderoj dhe Xhaçkën. Jam pafundësisht që Xhaçka do ti prijë konferencës së parë ndërqeveritare. Kryeministri në cilësinë e ministrit të jashtëm ka bërë përfaqësimin më dinjitoz të mundshëm në kuadër të kryesisë shqiptare të OSBE”, tha Cakaj.

Më tej, Cakaj deklaroi se angazhimi i tij në Shqipëri nuk mbyllet këtu.

“Angazhimi im për Shqipërinë do të vazhdojë. Unë do të vazhdoj angazhimin në Shqipëri. Shqipëria për mua ka qenë një ëndërr historik. Unë do ta mbaj dhe në çfarëdo cilësie që do të më gjejë e nesërmja.

Dua ti them farë hapur që unë nga sot, do të jem mbështetësi juaj, që ju të shkëlqeni si një zonjë e hekurt në krye të diplomacisë shqiptarë”, shtoi Cakaj.
Ish ministrja e Mbrojtjes merr detyrën e kryediplomates pas largimit të Gent Cakajt, ndërsa në krye të ministrisë që ajo ka drejtuar u votua Niko Peleshi.

LEXO EDHE:

Back to top button