Xhaka: Ende besoj se është e mundur ta fitojmë titullin

Derbi i madh i Londrës i ka takuar Arsenalit, të cilët e mposhtën Çellsin, në takimin që i takoi xhiros së 34-të në Premierligë. “Topçinjtë” triumfuan 3:1 kundër rivalëve londinez në stadiumin “Emirates”. Futbollisti që shkëlqeu me tri asistime në këtë sfidë, Granit Xhaka pas ndeshjes foli rreth fitores. Ai u pyet edhe për gjasat e Arsenalit për titull të kampionit, pavarësisht se Siti ka avantazhin në këtë garë.

 

“Mendoj se i merituam tri pikët. Unë mendoj se po. Ende besoj se është e mundur ta fitojmë titullin”, tha Xhaka për Sky Sport.

 

Arsenali me këtë fitore rikthehet në vendin e parë me 78 pikë, dy më shumë se Mançester Siti që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. Çellsi mbetet i 12-ti me 39 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button