Xhaka nga minuta e parë, debuton Romelu Lukaku

Manchester United nuk ka arritur të marr më shumë se një pikë nga ndeshje e dytë në Premier Ligë ndaj Southamptoni.

“Djajtë e Kuq” u ndalën me barazim 1-1 në ndeshjen e zhvilluar të dielën. Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 30’ kur brazilian Fred realizoi në portën e gabuar dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë United e gjeti golin e barazimit përmes Greenwoord në minutën e 55’ por kjo ishte e tëra që ata arritën të marrin nga kjo ndeshje.

Në ndeshjen tjetër, Tottenhami ka siguruar tre pikë të reja paso ka triumfuar ndaj Wolverhamptonit me rezultat minimal 1-0 me golin e vetëm të realizuar në minutën e nëntë nga Dele Alli nga pika e bardhë.

Pas dy ndeshjeve Manchester United ka grumbulluar katër pikë kurse Tottenhami gjashtë sosh.

LEXO EDHE:

Back to top button